Lutfi Haziri, kryetar i Degës së LDK’së në Gjilan dhe kandidatët për deputet në radhët e kësaj partie, e kanë pasur të zorshme të futën në tubimin e organizuar nga nëndega e fshatit Velekincë, pikërisht në shkollën që mban emrin e kolosit të kombit, Mulla Idriz Gjilani, për shkak të masovitetit të paparë të simpatizantëve të partisë së Ibrahim Rugovës.
E, Luta në këtë rast iu kërkoi falje simpatizantëve, të cilët mbetën jashtë. Madje, derisa fliste, ata e ‘pengonin’ duke brohoritur njëzëri “Luta, Luta, LDK, LDK”.
“Sonte, Velekinca e Mulla Idriz Gjilanit nuk ia fali asnjë votë Lëvizjes së Kuqe. Faleminderit për mbështetjen kaq të madhe. Ju kërkoj falje të rinjve e të rejave që kanë mbetur jashtë sallës. Mulla Idriz Gjilani ka qenë kundër “t’kuqve” dhe sonte u dëshmua se Velekinca nuk mund ta përkrah Lëvizjen e Kuqe. Ai, me pushkë, iu ka dalë “t’kuqve” përpara sepse ata e cenuan Atdheun dhe kanë dashur t’ia largojnë njerëzve besimin në Zot. Sonte po dëshmohet se Velekinca nuk shkelë mbi gjakun e kolosit”, tha Haziri.
Lirije Kajtazi, për masovitetin e sontëm, tha se jeni motivi dhe zelli ynë për punë. “Respekt për juve pafund për këtë përkrahje të fuqishme për njerëzit e besës”, tha zonja Kajtazi.
Imet Rrahmani, kandidati tjetër i LDK’së, tha se jam i sgurtë se kjo mbështetje është mbi limitet e mundshme. “Ju po tregoni se ne jemi në rrugë të drejtë duke na përkrahur dhe e di që do t’i ndëshkoni ata që na çuan në zgjedhje pa nevojë”, tha Rrahmani.
Valentina Bunjaku Rexhepi ka falënderuar për këtë mbështetje madhështore të velekincasve, ndërkaq ka thënë se këtë besim do t’ia kthej me punë, duke e dërguar zërin e qytetarëve në Kuvendin e Republikës.
Ndërkaq, Isa Agushi, para banorëve të Velekincës, ka deklaruar se vetë prezenca juaj këtu tregon se fitorja është e pashmangshme. “Ju ftoj të dielën të mobilizohemi që të fitojë platforma për shtet ligjor e zhvillim ekonomik”, tha Agushi,
Shaip Surdulli, kandidat i LDK’së nga Kamenica, ka falënderuar kryetarin Haziri për mundësinë që ia ka krijuar për të kërkuar votën e elektoratit të kësaj partie në Gjilan, ndërsa Bajrush Ymeri, kandidat nga Artana, theksoi se mbështetja e juaj tregon se kryetari ka bërë punë të mira për juve. “Prania juaj, tregon se ju e doni fitoren për jetë më të mirë dhe të dinjitetshme”, tha ai.
Kryetari i Lëvizjes së “Vatra”, Kushtim Kadriu, tha se për ta ndalur të keqen që po i kanoset Kosovës, duhet t’i hapim sytë dhe të votojmë për koalicionin e LDK’së.
Tubimin e ka nderuar me pjesëmarrje edhe nënkryetari i LDK’së në Zvicër, Lulzim Maliqi.
*Hapësirë e sponsorizuar – Zgjedhjet Nacionale 2017