Me kërkesë të Kryesuesit të Kuvendit Komunal të Gjilanit, Kushtrim Kadriu, Kryetari i Degës së LDK-së në Gjilan, Lutfi Haziri, së bashku me shefin e Grupit të Këshilltarëve Komunalë, Avdyl Aliu, kanë mbajtur takim të martën.
“Në këtë takim, LDK ofroi dorën e bashkëpunimit, si gjithmonë, për organin më të lartë legjislativ në Komunë, për kapërcimin e gjendjes aktuale në Kuvend, dhe gjithashtu është kërkuar që të ushtrojë kompetencat e tij si Kryesues i Kuvendit, që ky organ komunal të vihet në funksion të plotë në shërbim të qytetarëve, pavarësisht tendencave destruktive e dashakeqe të Ekzekutivit”, thuhet në komunikatën e LDK-së.
Në LDK u tha se janë të gatshëm për diskutime e debate rreth buxhetit komunal, bartjen e mjeteve buxhetore dhe të çdo projekti tjetër për të mirën e qytetarëve të komunës sonë! /2LONLINE/