DYLON

PDK kritikon ekezuktivin për anulimin e projektit të infrastrukturës nëntokësore në rrugën “Adem Jashari”

PDK kritikon ekezuktivin për anulimin e projektit të infrastrukturës nëntokësore në rrugën “Adem Jashari”
Avatar photo Redaksia

“Ndryshime drastike kanë ndodhur në projektin e infrastrukturës nëntokësore të rrugës “Adem Jashari”, ku janë anuluar tërësisht punët e parapara në tender dhe kontratën e nënshkruar me operatorin ekonomik. Pra, nuk do të ketë fare investime në infrastrukturën nëntokësore, kanalizim, rrjet të ujësjellësit, telefonisë e internetit”, thuhet në një reagim të PDK-së së Gjilanit.

Sipas këtij subjekti opozitar në Gjilan, asnjë projekt të vetëm komuna e Gjilanit nuk është në gjendje ta fillojë si duhet, e aq më pak ta përfundojë mirë e mbarë.

EkoHigjiena

Pas anulimit të investimeve nëntokësore, qeverisja e dështuar e VV-së ka bërë ndryshime rrënjësore të projektit pa asnjë debat me qytetarë dhe profesionistë.

“Ngushtimi i trotuareve për këmbësorë me qëllim të ndërtimit të një shiriti për parking përgjatë rrugës “Adem Jashari”, është gabim dhe dështim në krijimin e kushteve për lëvizjen e lirë të qytetarëve, dhe mijëra nxënësve e studentëve të qytetit”, thuhet tutje në reagimin e PDK-së.

PDK vlerëson se të gjitha këto anulime, ndryshime dhe punime kozmetike, janë në kundërshtim me planin e mobilitetit që ka qenë i miratuar nga Kuvendi Komunal vite më parë, i cili gjendet diku nëpër sirtarët e institucioneve komunale.

“Gjilani po përballet me mjerim institucional, prandaj dështimet janë të jashtëzakonshme, si pasojë e një qeverisje të paditur, paaftë dhe papunëtore”, thuhet në fund të reagimit të PDK-së, Dega në Gjilan.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.