Lidhja Demokratike e Kosovës, nuk ka pasur zgjidhje tjera në këtë situatë të provokuar nga VV-ja.
Nga: Arben Mehmeti
Është vendim i rëndë jopopullor por i domosdoshëm për kohën dhe situatën në të cilën ndodhemi si rezultat i virusit, por se këtë tranzicion të pushtetit duhet ta kalojmë me kujdes pa rrezikuar jetën e qytetarëve të Kosovës dhe se prioritet i punës do të duhet të jetë lufta e virusit.
Këto janë situata që do të duhej të parashikoheshin nga fillimi nga udhëheqja e LDK-së dhe në funksion të këtij qëllimi me rastin e emërimeve qeveritare do të duhej të kishin parasysh balancimin regjional.
Si do të gjendet tash udhëheqja e LDK-së, në këtë situatë nëse duhet të shkohet në zgjedhje të reja dhe tu kërkohet vota edhe atyre që si regjione u injoruan.
Edhe në lidhje me këtë papërgjegjësi, keqmenaxhim dhe injorim të rajoneve dhe kuadrove e veprimtarëve të LDK-së në këtë aspekt dikush duhet të jap llogari politike.
LDK-ja është e Kosovës dhe jo e Prishtinës e 2 apo 3 degëve të saj apo e atyre që marrin pozita institucionale që pastaj privilegjet i ndajnë me shoqëri jo me veprimtarë dhe për këtë të mirat dhe të këqijat duhet të ndahen barabarësish e të mos keqpërdoren autorizimet që janë dhënë nga partia.