Dil nga karantina ndihmoji të varfërit

Dil nga karantina ndihmoji të varfërit

Monotonia tashmë ka pllakosur ndoshta secilin nga ne të mbyllurit në mes katër mureve. E nëse po ankohesh që je mërzitur i mbyllur atëherë dil jashtë meqë ke 6 ditë që ankohesh. Dil, por kujna t’i japësh dorë, kujt t’i ndihmosh? E sheh se çka po ndodh me politikën? Më e rëndësishmja personalja se sa vuajtja nga virusi. E po ky është njeriu mbretë i plebejve.

Nga: Ilir Muharremi

Nëse del jashtë dhomës atje gjithçka përzihet, i shenjti me hatakçiun, njerëzit më nuk janë të mirë edhe pse janë të bashkuar në këtë kohë krize. Gjithçka tek ne është e kalbur dhe false. Askush nuk di të nderojë, edhe pikërisht për këtë njerzitë ikën nga ky vend.

Ama ti dil nëse je bërë monton me veten tënde, jepju dorë të varfërve që po gjurmojnë edhe në këto ditë krize nëpër mbeturina. Ndihmoji ata që po pastrojnë mbetjet e ushqimeve tua, shishet e qelqta të birrës të thyera në rrugë, prezervativët në të clët ke derdhur spermen. Mos u bë dembel mos u merr me qentë e mërzitshem, të maskuar me gjethe palmash në televizor.

Neveria mënt t’i mbyt sepse edhe ,mbretëritë më të besuar historikisht janë bërë fals. Por, edhe ne maskohemi tashmë me dy maska me shkëlqimin e lashtë e që u zbeh shumë, por prapë medalje fitojnë të çmenduritë.

Ti dil në rrugë braktise shtëpinë tënde trego humanizmin tënd për të varfërit dhe atë që pastron mbetjet e tua. Sapo e sheh që po kërcënohesh nga mizat dhe politikanët, ik nga ky llum nga këta poterexhinj, nga këta tregtarë të qelbur, nga fryma e tyre e ndryrë. Ah, ç’tmerr të jetosh në mesin e këtyre plebenjve. Më mirë të sëmuresh nga koronavirusi se sa t’u shërbesh politikanëve. Dil, dil ndihmoju të vërfërve dhe atyre që pastrojnë mbetjet e tua.

Ky artikull nuk pasqyron qëndrim editorial të redaksisë! Për më tepër, ju lutem lexoni kushtet e përdorimit.

KOMENTE