LDK- e Zvicrës apelon për ruajtje të miqësisë me miqtë ndërkombëtarë
Ibrahim Sefedini –Gjenevë, Zvicër
Dega e LDK-së në Zvicër në koordinim të ngushtë me nëndegën e kësaj partie në Gjenevë, ka shënuar 12 vjetorin e vdekjes së presidentit historic të Kosovës dhe themeluesin e kësaj partie, Ibrahim Rugova.
Në këtë aktivitet kushtuar presidentit Rugova, krahas simpatizantëve të shumtë të LDK-së në Gjenevë, morrën pjesë edhe përfaqësues nga kryesia qendrore e LDK-së në Prishtinë si Lirije Kajtazi e Sokol Haliti, anëtar të kryesisë qendrore , Salih Morina anëtar I këshillit të përgjithshëm si dhe mysafirë nga qeveria e Republikës së Gjenevës.
Lirije Kajtazi, kryetare e FG së LDK-së dhe anëtare e kryesisë qendrore, në fjalën e saj kushtuar veprës së presidentit Rugova ka thënë se “Presidenti Rugova, gjithë veprimtarinë politike e ka mbështetur në tri shtylla, liri, demokraci, barazi dhe falë lidershipit të një burrë shtetasi e përkrahjes gjithë popullore si dhe miqësisë me aleatët perëndimor është arritur që Kosova të kurorëzohet si shtet“.
E, Sokol Haliti, kryetar i rizgjedhur i Komunës së Vitisë si dhe anëtarë I kryesisë qendrore, kë theksuar se diaspora jonë e sidomos ajo e Gjenevës , është një xhevahir i çmuar i lirisë së vendit, dhe për këtë angazhim të saj të pa lodhur si e tillë është vlerësuar edhe nga vetë presidenti Rugova, i cili në çdo udhëtim që kishte jashtë vendit, si stacion të parë kishte Gjenevën ku u takua dhe diskutoi me aktivistë të shumtë të LDK-së dhe çështjes kombëtare në këtë vend.
“Diaspora për këtë kontribut të dhënë në lirinë e vendit zë vendin e dytë menjëher pas dëshmorëve të lirisë”, ka thënë Haliti.
Ai ka theksuar se Presidenti Rugova gjithë punën dhe veprimtarinë politike e ka zhvilluar duke e mbështetur në miqtë tanë të shumtë ndërkombëtar, për këtë edhe komuna e Vitisë është munduar që sadopak të nderoi gjithë ata miq që na u gjenden pranë në ditë të vështira si ish diplomatin amerikan Riqard Holbruk, pastaj ish presidentit zvicerane Mishel Kalmi Rey, etj.
“Andaj në këtë ditë të gjithë ne duhet të angazhohemi që miqësinë e krijuar me miqët tanë që na ndihmuan në luftë dhe ndërtimin e shtetit të Kosovës ta ruajmë:, është shprehur Haliti.
Ndërsa Arif Baftiu, kryetari LDK-së për Zvicër si dhe Ismet Mjaku kryetar I LDK-së në Gjenevë, pasi falënderuan mysafirët nga Kosova për prezencën e tyre në këtë akademi, një falënderim të veçantë ja përcjellën përfaqësuesve nga institucionet shtetërore të Republikës së Gjenevës si dhe përfaqësuesve të partive të ndryshme politike nga kjo Republikë që ishin prezent në këtë akademi.