• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Nacionale

Kryeministri Haradinaj: Bartësit e zhvillimit ekonomik nuk janë vetëm!

Redaksia 2LONLINE 29 Janar, 2018 2 min
 Kryeministri Haradinaj: Bartësit e zhvillimit ekonomik nuk janë vetëm!

“Bartësit e zhvillimit ekonomik nuk janë vetëm. Qeveria do t’i mbështesë të gjithë ata që e kanë këtë mision”, kjo ishte porosia e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj në hapjen e takimit me komunitetin e biznesit dhe Odën Ekonomike të Kosovës.

Bërja bashkë e bizneseve, përmes Odës Ekonomike kishte për qëllim prezantimin e projekteve konkrete që do të paraqiten në samitin e radhës të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), që do të mbahet më 26 shkurt në Londër.

“Kemi punuar intensivisht që të jemi afër sipërmarrësve. Ajo që na intereson është pjesa të cilën sipërmarrësi nuk mund ta mbuloj vetë, pra, aty ku përfundon mundësia dhe kapaciteti i sipërmarrësit për projektet që i ka, të vije në shprehje Qeveria e vendit”, tha kryeministri Haradinaj.

Këshilltari i Kryeministrit dhe Koordinatori për Ballkanin Perëndimor, Gazmend Abrashi tha se takimi i sotëm po mbahet në vazhdën e përgatitjes për konferencën e BERZH-it dhe në koordinim më kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, do të selektohen projekte konkrete, të cilat më pastaj i prezantohen Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

Kryetari i Odës Ekonomike, Safet Gërxhaliu, kërkoi avancimin e dialogut publik-privat i cili do të jetë në funksion të së ardhmes.

Ndër projektet e përmendura kryesonin ato për energjinë alternative derisa u propozua nga bizneset nevoja e krijimit të një organizate të specializuar, e cila do të merrej me përpilimin dhe zhvillimin e projekteve dhe të cilat më vonë do të prezantoheshin në forume ndërkombëtare.

Etiketa:Kryeministrit të Republikës së Kosovës kryesore Odën Ekonomike të Kosovës Ramush Haradinaj
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
N'rrjet

FSK-së i shtohen radhët me xhenierë luftarakë të rinj

1 Korrik, 2022
Art/Kult

Komuna e Gjilanit iu bashkua minimaratonës humanitare “Vrapo për Autizëm” 2022

1 Korrik, 2022
Nacionale

Parashikimi i motit për sot e nesër

1 Korrik, 2022
Njoftime/Shpallje

Sot mbahet ceremonia e diplomimit të kadetëve të gjeneratës 2022 të FSK-së

1 Korrik, 2022
Lajme të ngjashme

23 vjet nga rënia e Agim Ramadanit, Haradinaj: Artisti e luftëtari që jetën ia fali Kosovës

11 Prill, 2022

Fondit të Sigurisë i shtohen 138 mijë euro, në nder të Brigadës 138 të ZO të Dukagjinit, donacion nga Muhamet Ajrullahu, nipi i heroit Agim

6 Mars, 2022

Haradinaj: Ushtria dhe siguria e vendit na bashkojnë!

31 Dhjetor, 2021

Ku i kishin mendtë Kurti e VV?!

23 Dhjetor, 2021

Haradinaj kërkon votën për Nazim Gagicën në Gjilan

26 Shtator, 2021

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) nominon Nazim Gagicën kandidat për kryetar të Gjilanit

31 Korrik, 2021

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com