Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka mbajtur një konferencë të jashtëzakonshme me medie, pas mbledhjes së Komitetit për Politikë dhe Financa.
“Ndër të tjerat, “LDK” dhe kryesuesi i Kuvendit Komunal votuan kundër: Bartjes së buxhetit në vlerë prej 2.5 milionë euro. Buxhetit komunal për vitin 2025. Raportimit gjashtëmujor të kryetarit të komunës. Raportit financiar gjashtëmujor dhe Inkubatorit të Biznesit”, ka thënë, ndër tjerash, kryetari Hyseni.
Por, kjo ka nxitur reagimin e Grupit i Këshilltarëve të LDK-së në Gjilan, që i ka vlerësua të paqëndruehsme pretendimet e të parit të Gjilanit.
“Ligji është i qartë. Buxheti duhej dorëzuar në Kuvend deri me 1 shtator! Mos e fajëso opozitën për dështimet e tua. Shikojeni se çfarë thotë ligji në rast se nuk bëhet dorëzimi i buxhetit: Ministria e Financave cakton një administrator financiar komunal”, thuhet në reagimin e Grupit të Këshilltarëve të LDK-së në Gjilan, pas deklaratave të Kryetarit Hyseni, në konferencë me media.
“Faji është i yti, Alban, jo i opozitës. Menaxhimi yt ka dështuar”, thuhet në fund të reagimit të Grupit të Këshilltarëve të LDK-së në Gjilan. /2LONLINE/