Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Dega në Viti, ka reaguar ndaj deklaratave të Degës së Partisë Demokratike të Kosovë (PDK) në Viti, sa i përketë investimeve në një rrugë, ku atakohet edhe kreu i komunës Sokol Haliti.
lexo edhe: PDK-ja e Vitisë ia tregon rrugët që i ka kryetari i komunës!
Reagimi i plotë:
Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Viti reagon ashpër ndaj deklaratave të Degës së Partisë Demokratike të Kosovë në Viti, sepse sa janë shumë tendencioze dhe të një niveli shumë të ulët, ngase rruga e asfaltuar Viti-Mogillë, pos që lidhë Vitinë me Mogillë, përmes rrugës së Cërrnelit lidhë edhe lokalitete tjera si Gjylekarë, Remnik dhe Budrikë.
Përpos kësaj të mos harrojmë se gjatë kësaj qeverisje katër vjeçare të udhëhequr nga Kryetari Sokol Haliti, është asfaltuar edhe rruga Remnik-Nasalë-Lladovë, që ka krijuar lidhje edhe me fshatrat e Komunës së Gjilanit, përpos kësaj rruge që lidhë qendra tjera gjithashtu kjo qeverisje ka përfunduar edhe projekte të tjera siç është rruga Tërpezë-Ballancë-Kravaricë pastaj ajo Sadovinë e Muhaxherve-Tërstenik-Komogllavë por edhe kjo e fundit Smirë-Gushicë-Vërban.
Prandaj, qeverisja e katër viteve të fundit nën udhëheqjen e Sokol Halitit ja ka shtuar vlerën Vitisë dhe fshatrave të saj cep me cep. Për të gjitha projektet e kryera gjatë këtij mandati më së miri e dinë qytetarët e komunës sonë, andaj deklaratat e tilla keqdashëse janë vetëm mashtrim dhe manipulim i radhës.
Lidhja Demokratike e Kosovës – Dega në Viti