Mesfushori kosovar kishte problem me ambientimin në futbollin italian, por edhe lëndimet e shumta nuk e lanë të qetë.
Kësisoj Lazio po projekton largimin e Berishës edhe pse paguan 7.6 milionë euro për transferimin e tij nga RB Salzburg.
Calciomercato shkruan se kryeqytetasit italian janë duke biseduar me Salzburgun për mbrojtësin e djathtë Stefan Lainer.
Salzburg ka kërkuar 8.5 milionë për anësorin e tyre, ndërsa Igli Tare i ka propozuar shkëmbimin Berisha – Lainer.
Kampioni dhe fituesi i Kupës së Austrisë janë duke menduar seriozisht për këtë shkëmbim pasi janë të bindur se Berisha do ta rikthej formën e vjetër me tu rikthyer në Austri.