Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, me rastin e Ditës së Çlirimit, ka thënë se Liria e Kosovës është mbi të gjitha rezultat i luftës dhe sakrificës së pashembullt heroike të burrave e grave të vendit tonë. Në këtë rrugëtim historik, ndihma nga aleatët tanë në NATO është e patjetërsueshme.
Ja postimi i plotë:
Sot u bënë njëzet e një vite çlirim. Sot, Aleanca Veriatlantike i bëri njëzet e një vite prezencë në Kosovë. Liria e Kosovës është mbi të gjitha rezultat i luftës dhe sakrificës së pashembullt heroike të burrave e grave të vendit tonë. Në këtë rrugëtim historik, ndihma nga aleatët tanë në NATO është e patjetërsueshme.
Lavdi të përjetshme të gjithë të rënëve. Falënderim të përjetshëm NATO-s, SHBA-së dhe gjithë partnerëve ndërkombëtarë. Mirënjohje të pakufishme të gjithë atyre që çdo ditë, me punë e përkushtim, angazhohen për integrimin dhe forcimin e shtetit dhe kombit tonë! HTH