Xhudistja kosovare Laura Fazliu ka fituar medaljen e bronztë në kampionatin evropian të xhudos për juniorë (U-21), që po mbahet në Vantaa të Finlandës.
Në luftën për medaljen e bronztë, Fazliu ishte më e mirë se çekja, Renata Zachova, duke e mundur me ‘vaz-ari’, kategoria -63 kg.
Deri te medalja Laura Fazliu shënoi katër fitore.
Përndryshe, Komiteti Olimpik i Kosovës, që ka bërë publik këtë lajm të mirë në llogarinë e vet në facebook, ka përgëzuar komunitetin e xhudos për medaljet e fituara në evropian dhe i ka uruar fat dhe suksese Shpat Zekajt (-100 kg), i cili garon nesër.
Shpat Zekaj është nënkampion momental i Evropës për U-21.