Persona të panjohur kanë njollosur lapidarin e dëshmorit të parë të UÇPMB-së, Fatmir Ibishi dhe nga aty kanë larguar flamurin kombëtar shqiptar, për të vendosur një flamur serb.
Zëvendëskryetari i Bujanocit, Shqiprim Musliu, ka reaguar dhe e ka larguar flamurin serb nga aty dhe e ka rikthyer në atë vend, flamurin kombëtar.
“Prej këtu njoftoj faktorin ndërkombëtar, ku pas pak ditësh është marrëveshja e Konçulit, le të jenë ata në dijeni se çdo ditë po provokohen shqiptarët edhe në pjesët më të ndjeshme, pra tek dëshmorët. Bëj apel që të përcillet ky mesazh”, tha Musliu në ‘Facebook’, derisa bashkëngjiti edhe një video të momentit të vendosjes së flamurit kombëtar.