DYLON

Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan ka shtruar Iftar për institucionet e Komunës së Gjilanit

Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan ka shtruar Iftar për institucionet e Komunës së Gjilanit
Avatar photo Redaksia

Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan, ka shtruar darkën e Iftarit, për përfaqësuesit e institucioneve komunale dhe mysafirëve të shumtë.

Ef. Naim Aliu në një fjale rasti, ka falënderuar kryetarin Haziri dhe të gjithë institucionet për punën e bërë gjatë pandemisë dhe jo vetëm, duke shprehur dhe gatishmëri për bashkëpunim në të gjitha sferat e jetës!

EkoHigjiena

“Kjo darkë është e bereqetit është për të shprehur gatishmërinë se bashkë mundemi të arrijmë më shumë për një mirëqenie më të mirë për të gjithë”, ka thënë Efendi Naim Aliu.

Në darkën e Iftarit, që tashmë është tradicional, ka marrë pjesë edhe Vedat Sahiti Kryeimam i Bashkësisë Islame të Kosovës. Ai ka përshëndetur në emër të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës.

“Muaji i agjërimit, është sakrifice për të dëshmuar përkushtimin tonë, ne duhet të  dëshmojmë dhe kemi nevojë për më shume humanizëm, më shume dashuri për të nevojtarët”, ka thëne Sahiti.

Të pranishmit i ka përshëndetur edhe Lutfi Haziri, kryetar i Komunës së Gjilanit. Ai në fjalën e tij, ka shprehur gatishmëri për bashkëpunim edhe më të madhe me Bashkësinë Islame, për një tolerancë më të madhe dhe për kultivim të vlerave të cilat shtojnë mirëqenien e qytetarëve.

I. Mustafa

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.