Inspektorati Komunal në Kamenicë sot ka larguar posterët e vendosur, pa leje, në hapësira komunale.
Këto hapësira nuk mund të shfrytëzohen nëse paraprakisht nuk merret leje nga organet komunale.
“Kamenica ka rend e rregull. Ju falemnderit që e respektoni!”, ka thënë kryetari Qëndron Kastrati.
E shefi i Inspektoratit në Kamenicë, Liridon Beqiri, tha se njëjtë do të veprohet me të gjithë që nuk respektojnë ligjin.