Në vazhdën e aktiviteteve punuese që po zhvillohen në kuadër të aksionit me moton “Ta pastrojmë Kosovën”, sot është bërë pastrimi i deponive të egra mes fshatrave Drobesh e Smirë.
Ky aksion është ndërmarrë nga komuna e Vitisë, respektivisht Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe ajo e Inspekcionit, si dhe me mbështetje të shkollës fillore të fshatit Drobesh, disa vullnetarëve të këtij lokaliteti, ndërmarrjes “Eco-Higjiena” dhe ekipit të pastrimit të qytetit të Vitisë.
Gjatë pastrimit, janë grumbulluar 110 thasë mbeturina, si dhe 20 tonë mbeturina që janë deponuar në deponinë regjionale në Gjilan.