Pas shumë sakrificave, takimeve pune me të gjitha institucionet përgjegjëse në Republikën e Kosovës, duke mos lanë derë pa trokitur për t’i mbrojtur interesat e shqiptarëve të Kosovës Lindore, të dëbuar nga shtëpitë e tyre nga forcat serbe e që jetojnë në Republikën e Kosovës nga viti 1999 e këndej, duket se po hapet kapitulli i ri për këta qytetarë!
Nga: Enver Haziri
Nga takimi i mbajtur në zyrën e Avokatit të Popullit në Prishtinë, në majin e vitit 2016, të mbajtur në prezencën e avokatit të popullit z. Hilmi Jashari, ish koordinatores së Zyrës për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë dhe ish sekretari organizativ (Enver Haziri), ku gjatë bisedës avokatit i kemi ofruar fakte dhe argumente, duke rezultuar me dakordimin nga avokati i popullit të fillojë procedurën ex-officio lidhur me këtë çështje, pra për të gjetur zgjidhjen problemit të kahmotshëm të këtyre qytetarëve.
Më datën 16.03.2018, Avokati i Popullit, ka dalë me një raport me rekomandime duke iu drejtuar Ministrit të Punëve të Brendshme dhe kryeministrit të Republikës së Kosovës, që sa më shpejtë që të jetë e mundur të ndërmerren masat e nevojshme për rregullimin e kuadrit ligjor, që u mundëson këtyre qytetarëve të gëzojnë të drejtat themelore dhe elementare të njeriut.
Prandaj të nderuar qytetar,
Ne, kurrë nuk duhet të ndalemi së kërkuari mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve të Kosovës Lindore, pa marr parasysh ku dhe në cilin vend do të jemi, assesi nuk guxojmë ta tradhtojmë kauzën, siç kanë bërë disa të tjerë, që shiten kauzën për interesa personale!
Andaj, unë personalisht, falënderoj avokatin e popullit z. Hilmi Jashari, përfaqësuesin regjional në Gjilan, z. Shemsedin Mustafa, kryetarin e Komunës së Gjilanit z.Lutfi Hazirin për hapjen e Zyrës për Bujanoc,Preshevë dhe Medvegjë (zyre kjo në vitin 2016 shumë funksionale )dhe ish koordinatoren e saj, znj. Gentiana Shabani.
Të bashkangjitur e gjeni raportin me rekomandime..
Shih: RAPORTI