Lajm fantastik për Klopp dhe Liverpoolin është rikthimi i Roberto Firminos. Sulmuesi brazilian po stërvitet maksimalisht me trajnerin fizik dhe do të jetë gati për ndeshjen e 1 qershorit.
Në disa fotografi të siguruara, Firmino duket mirë fizikisht. Ai po stërvitet me top, po vrapon dhe është pranë rikthimit në stërvitjet e plota.
Firmino i ka munguar Liverpoolit në ndeshjet ndaj Barcelonës duke luajtur vetëm 15 minuta në dy sfidat ndaj kampionit të La Ligas.
Sot 2 javë në Madrid Liverpool do të luaj në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve ndaj Tottenhamit.