DYLON

De Ligt fiton “Këpucën e Artë” në Holandë, më i riu në histori

De Ligt fiton “Këpucën e Artë” në Holandë, më i riu në histori
Avatar photo Elife Sherifi

Matthijs de Ligt është zgjedhur lojtari i vitit në kampionatin holandez  ‘Eredivisie’ për sezonin 2018/19, pasi e udhëhoqi Ajaxit drejt triumfit në Kupën e Holandës dhe në Ligë.

19-vjeçari është bërë lojtari më i ri që e fiton “Këpucën e Artë”. Sulmuesi i PSV Eindhoven, Luuk de Jong, u vlerësuar i dyti më i mirë, e fitoi  Këpucën e Argjendtë, kurse sulmuesi i Ajaxit, Dusan Tadic, e fitoi Këpucën e Bronztë.

“Ky çmim më motivon edhe më shumë, sidomos kur dihet se e kanë fituar aq shumë emra të mëdhenj. Më motivon të arrij edhe më shumë në karrierë”, tha De Ligt.

EkoHigjiena

“Këpuca e Artë” është një çmim që dhurohet nga e përditshmja “De Telegraaf” dhe e kanë fituar lojtarë si; Johan Cruyff, Frank Rijkaard, Ronald Koeman, Romario, Ronald de Boer dhe Luis Suarez.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.