Një nënë 36-vjeçare, e cila vendosi të linte punën për t’ju përkushtuar vogëlushve të saj, ka zbuluar se si ka arritur të fitojë rreth 560 euro në muaj nga shtëpia.
Ajo vazhdon të kujdeset për dy fëmijët e saj me kohë të plotë, por ka vënë në zbatim një ide për të fituar para, e cila i erdhi në mendje teksa “pastronte shtëpinë”.
Natalie zbuloi se mund të bëhej e pasur duke shitur “rrëmujën e padëshiruar” të fëmijëve të saj në internet.
“Duke shitur më parë disa artikuj në eBay, unë vendosa të ‘pastroj’ në shtëpinë time në kohën e lirë për të bërë disa para shtesë”, thotë ajo për mediat.
Fitimet e Natalie në vetëm një muaj ishin të pabesueshme edhe për vetë atë. Ajo tha se kishte arritur të fitonte 500 euro nga shitjet në eBay, duke nxjerrë në Pazar, lodrat dhe sendet shtëpiake që “nuk kishin vlerë”.
Megjithatë, Natalie pranon se si shumë prindër, ajo ka ndonjë ndjeshmëri për lodrat e fëmijëve të saj, por shprehet se do të shesë të gjitha sendet që kanë humbur kuptimit e të qenurit të reja.