DYLON

Nënshkruhet vendimi për reduktimin e normave tatimore nga 18 % në 8 % për kafshët dhe shpendët e gjalla

Nënshkruhet vendimi për reduktimin e normave tatimore nga 18 % në 8 % për kafshët dhe shpendët e gjalla
Avatar photo Redaksia

Në kuadër të reformave fiskale për përmirësimin e kushteve të favorshme të të bërit biznes, ministri i Financave Bedri Hamza sot ka nënshkruar vendimin për reduktimin e normës së Tatimit të Vlerës së Shtuar nga 18 % në 8 % për kafshë të gjalla dhe shpendë të gjallë sipas Kodeve tarifore të Doganës nga 0102 deri në kodin tarifor 0106.

Ky vendim, është në vazhdën e vendimeve të shumta të cilat janë marr nga ministri Bedri Hamza në politika fiskale për lirim nga tatimi doganor dhe akcizës që kanë për qëllim krijimin e kushteve të favorshme për të bërë biznes përkatësisht për zhvillim të prodhimtarisë në vendin tonë me qëllimin e vetëm të zhvillimit të mirëqenies së qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Ministri i Financave do të vazhdojë edhe më tutje me reformat në politikat fiskale, për ta rritur zhvillimin e sektorit privat në Kosovë, si faktor kyç i zhvillimit ekonomik të vendit.

EkoHigjiena

Ky vendim hyn në fuqi më 1 korrik të vitit 2019.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.