Kylie Minegoue ka shpallur lajmin për ndarjen nga i dashuri i saj Joshue Sasse vetëm 2 javë më parë. Kjo është hera e parë që 48-vjecarja flet për këtë ngjarje në një intervistë për “The Sunday Herald Sun”.
“Nuk ishte e shkruajtur që të ndodhte, por unë do të eci para e lumtur për përvojën. Ndoshta nuk e kam fatin të jem e lumtur përgjithmonë, por e kam provuar dashurinë dhe më pëlqen të jem e dashurar,” – ka thënë ylli i popit australian për “The Sunday Herald Sun.”
Kylie i ka falenderuar mbështetësit e saj për këtë jetë të re që ka nisur, pa dhënë arsyet që e kanë çuar ti japë fund marrëdhënies së saj.
Burimi: RTKlive