Të shtunën nga ora 16:00 do të zhvillohet derbi i xhiros së 31-të të Superligës së Kosovës në mes Prishtinës dhe Llapit.
Ndeshja e cila mund të vendos fatin e titullit do të drejtohet nga gjyqtari më i mirë në Kosovë, Genc Nuza.
“Me pëlqimin e dy skuadrave është vendosur që Genc Nuza të drejtoj ndeshjen Prishtina – Llapi“, ka thënë kryetari i gjyqtarëve të FFK-së, Përparim Hasani.
Ai gjithashtu ka shtuar se në ndeshjet e rëndësishme në këto tri xhirot e fundit do të jenë të pranishëm nga gjashtë gjyqtar.