Zyra për Informim e Komunës së Vitisë ka njoftuar se sot do të mbahet seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit komunal të Vitisë për Aprovimin e deklaratës mbështetëse për lirimin e Ramush Haradinajt.
Seanca e jashtëzakonshme do të mbahet në sallën e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës së Vitisë në Shtëpinë e kulturës, Gursel e Bajram Sylejmani në Viti të martën më 28.02.2017 me fillim në ora 12:00 dhe është e hapur për publikun.
Për këtë seancë kryesuesi Naim Pira propozon këtë:
R e n d d i t e
1. Aprovimi i deklaratës rreth mbështetjes për lirimin e Ramush Haradinaj.