PDK: Dështimin në Gjimnazin “Kuvendi Lezhës” Komuna tenton ta fsheh përmes aktivistëve partiak

PDK: Dështimin në Gjimnazin “Kuvendi Lezhës” Komuna tenton ta fsheh përmes aktivistëve partiak

Inspeksioni Sanitar ka lëshuar një vendim për mbylljen e Gjimnazit “Kuvendi Lezhës” në Viti, për shkak të kushteve të tmerrshme sanitare që mbretërojnë aty, krejt kjo për shkak se qeverisja komunale është treguar neglizhente dhe nuk ka treguar kujdes për shëndetin e qindra nxënësve që mësojnë aty.

Kështu nis reagimi i PDK-së, Dega në Viti, sipas të cilit reagim, Komuna, kishte angazhuar drejtorë shkollash, aktivistë e simpatizantë partiak për sanimin e gjendjes katastrofale në këtë shkollë dhe lyerjen e saj, në vend se këto punë të kryhen nga ndonjë kompani profesionale, me kohë pa filluar viti shkollor dhe mësimi.

“Kryetari i Komunës e ka huqur vazhdimisht caktimin e prioriteteve në interes të qytetarëve të Komunës së Vitisë, sepse më me rendësi është shpenzimi i parasë publike në fasadimin dhe kushtet higjienike nëpër shkolla se sa mini parqet me bar apo çmimet e blera si “ Misionarë i Paqes së OKB-së” e “ Doktor Honoris Causa” dhe se angazhimi shkel e shko i aktivistëve partiak ngjan me të kaluarën jo fort të largët kur aktivistët partiak angazhoheshin nëpër aksione vullnetare”, thuhet tutje në ktë reagim të PDK-së së Vitisë.

“Qeveria komunale dhe Kryetari Sokol Haliti dështimin e tyre po mundohen ta paraqesin si sukses me aksione vullnetare partiake “ alla komuniste”, siç do herë edhe me premtimet e panumërta të cilat ka dështuar ti përmbushë”, thuhet në fund të këtij reagimi lëshuar nga PDK, Dega në Viti.

lexo edhe: Iniciativë për të nxitur punën vullnetare

KOMENTE