Kuvendi Komunal i Kamenicës ka mbajtur mbledhjen e jashtëzakonshme. Në këtë mbledhje me shumicë votash u miratua Draft-Buxheti Komunal për vitin 2025 në vlerë 15,282,642 Euro.
Mbledhjen e hapi kryesuesi i Kuvendit Komunal, Liridon Kastrati, ndërsa në mbledhje të pranishëm ishin: Kryetari i Komunës, Kadri Rahimaj, delegatët, drejtorët e drejtorive, media dhe të tjerë.
Në rend dite për shqyrtim ishin këto pika:
1. Propozim-Vendim për shqyrtimin dhe aprovimin e Draft-Buxhetit Komunal për vitin 2025,
2. Propozim-Vendim për transfer dhe rialokim të mjeteve financiare,
3. Propozim-Vendim për krijim të kodit për projektet me participim me donatorë,
4. Propozim-Vendim për hapjen e shqyrtimit publik të projekt dokumentit të Planit Zhvillimor Komunal 2024-2032.
Pas hapjes së senacës nga Kryesuesi i Kuvendit, të gjitha pikat u miratuan më shumicë votash. /2LONLINE/