DYLON

Komuna mirëpret miratimin e vendimit për shpronësimin e pronave të qarkores së re të Gjilanit

Komuna mirëpret miratimin e vendimit për shpronësimin e pronave të qarkores së re të Gjilanit
Avatar photo Redaksia

Miratimi i vendimit nga Qeveria e Kosovës për shpronësim të pronave të cilat preken nga realizimi i projektit: “Qarkorja e jashtme e qytetit të Gjilanit dhe lidhja e rrugës kombëtare”, është mirëpritur nga Komuna e Gjilanit.

“Vendimi për shpronësimin e kësaj rruge, është një lajm i mirë, pasi që do të krijohet një brez i ri i zhvillimit të Komunës së Gjilanit e më gjerë”, ka thënë Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni,  për të shtuar se punët po ecin me radhë dhe mbarë.

EkoHigjiena

Ai tregoi tanimë se është miratuar vendimi për shpronësimin në projektin e qarkores së jashtme të qytetit të Gjilanit.

“Falënderime të veçanta për Qeverinë e Kosovës dhe kryeministrin Albin Kurti, që po i qëndrojnë afër dhe po e mbështesin komunën tonë”, theksoi Alban Hyseni.

I pari i Gjilanit, tha se 80% e premtimeve janë realizuar.

“Shumë të tjera, si ky projekt, janë bërë për qytetin tonë pa premtuar”, ka thënë i pari i Gjilanit, Alban hyseni.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.