Kuvendi Komunal i Kamenicës, ka mbajtur mbledhjen e -VII- të rregullt.
Mbledhjen e hapi Kryesuesi i Kuvendit Komunal, Liridon Kastrati, ndërsa të pranishëm ishin: Kryetari Kadri Rahimaj, asambleistët, Drejtorët e Drejtorive Komunale, media dhe OJQ.
Në rend dite për shqyrtim ishin këto pika:
1. Shqyrtimi dhe aprovimi i procesverbalit, nga mbledhja e VI-të e Kuvendit Komunal.
2. Pyetje legjislativit drejtuar ekzekutivit.
3. Raporti i punës së Kryetarit për periudhën gjashtëmujorë 01.01.2024-30.06.2024.
4. Raporti tremujor financiar Prill-Qershor 2024.
5. Informatë rreth aktiviteteve të KKSB-së për gjashtëmujorin e parë të vitit 2024.
6. Raporti i Auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Komunës së Kamenicës për vitin 2023.
7. Kërkesë nga MAPL-ja nr.04/5685, për harmonizimin e Vendimit nr.21038.
8. Propozim-vendim për transfer dhe rialokim të mjeteve.
9. Të ndryshme.
Pas hapjes së mbledhjes nga kryesuesi, të gjitha pikat u miratuan nga asambleistët me shumicë votash. /2LONLINE/