DYLON

Prokuroria e Gjilanit: 13 persona të ndaluar brenda javës

Prokuroria e Gjilanit: 13 persona të ndaluar brenda javës
Avatar photo Redaksia

Prokuroria Themelore në Gjilan, brenda javës ka ndaluar trembëdhjetë (13) persona, për shkak të dyshimit se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

  • Një (1) person është ndaluar për veprën penale “Sulmi seksual”,
  • Dy (2) persona për veprën penale “Ndihma në kryerjen e veprës penale të rrëmbimit”, 
  • Një (1) person për veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”,
  • Një (1) person për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, 
  • Dy (2) persona për veprën penale “Dhuna në familje”, si dhe, 
  • Gjashtë (6) persona në dy raste të ndara për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Gjatë kujdestarisë, nga Departamenti për Krime të Rënda kanë qenë më të theksuara rastet me të mitur, si kryerës të veprave penale, ndërsa nga Departamenti Përgjithshëm rastet e rrahjeve. /2LONLINE/

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.