Në seancën e sotme të jashtëzakonshme, kuvendarët e Kuvendit Komunal të Kamenicës, me 19 vota dhe 7 kundër e aprovuan buxhetin komunal për 2018 -2020.
Shuma e tërësishme e buxhetit komunal për ketë vit është, 9,050,037.00 euro.
Aprovimi i këtij buxhetit kishte dështuar në vitin e kaluar, për shkak pakënaqësisë kuvendarëve me listën të projekteve kapitale.
Seancën e udhëhoqi kryesuesi i Kuvendit, Bajram Mavriqi, e para kuvendarëve foli edhe kryetari i komunës, Qëndron Kastrati i cili tregoi domosdoshmërinë e aprovimit të buxhetit ,si dhe për çfarë pasojash e presin komunën për mos aprovimin e buxhetit.
“Ky buxhet nuk është i kësaj udhëheqje, por i asaj të kaluarës”, tha kastrati për të shtuar edhe se pajtohet me disa vërejtjet të dhëna për ndarjen e buxhetit, nga: Besnik Rrudhani , Florim Kryeziu e Valon Maliqi. Ndonëse edhe ai i kishte vërejtjet e tija për ndarjen e buxhetit në fjalë.
Me rishikimin e buxhetit do të bëhen edhe korrigjime.
Përndryshe, kuvendarët po ashtu i aprovuan propozimet për themelimin e dy komiteteve të përhershme: Komiteti për Politikë dhe Financa dhe Komiteti për Komunitete.