Vetëvendosje: Dëmtohen zyrat tona në Dardanë

Vetëvendosje: Dëmtohen zyrat tona në Dardanë

Persona të paidentifikuar kanë dëmtuar sot në mëngjes zyrat e Lëvizjes Vetëvendosje në Dardanë, thuhet në reagimin e kësaj lëvizjeje.

“Aktivistët, i kanë gjetur sot zyrat në një gjendje me xhama të thyer dhe dysheme të mbushur plot gurë. Një akt i tillë, nuk po ndodhë për herë të parë karshi Lëvizjes Vetëvendosje Por as ky, as ata të mëhershmit nuk e kanë zmbrapsur as trembur Lëvizjen dhe aktivistët e saj. Dëmtimi i zyrave është bërë sigurisht me qëllim të keq dhe motivi është krejtësisht politik”, thuhet tutje në reagim.

e sponzorizuar

“Ne e ftojmë policinë që ta zbardhë këtë rast. Sulmuesve ua bëjmë të qartë se këto imtësia, sado të shëmtuara nuk na ndalojnë as punën, as hovin dhe as qëllimin për të cilin angazhohemi, thuhet në reagimin e Lëvizjes Vetëvendosje.

KOMENTE