Në seancën e sotme të Kuvendit Komunal të komunës së Vitisë, e njëmbëdhjeta me radhë, janë shqyrtuar disa pika të rendit të ditës e të cilat edhe u aprovuan me shumicë votash nga këshilltarët komunal.
Në fillim të kësaj mbledhje Kryesuesi i Kuvendit komunal të Vitisë, Bekim Azizi, paraprakisht i ka njoftuar rreth vlerësimit të ligjshmërisë së akteve të nxjerrë nga mbledhja e fundit e Kuvendit Komunal. Gjithashtu, ai i njoftoi asamblistët se kuvendi komunal i Vitisë, me rastin e 28 nëntorit-Ditës së Flamurit kombëtar, do të mbajë një seancë solemne për nderë të kësaj feste. Megjithatë para hyrjes në rend të ditës këshilltarët komunal kanë ngritur çështje të ndryshme në interes të komunës dhe kanë parashtruar pyetje për ekzekutivin e komunës.
Më pas janë shqyrtuar dhe votuar me shumicë votash këto pika:
– Procesverbalit nga mbledhja e dhjetë e Kuvendit Komunal.
– Propozim vendimi për caktimin e normave tatimore për tatimin për pronat e paluajtshme për vitin 2025.
– Propozim vendimi paraprak për dhënien në shfrytëzim të pronës komunale përmes procedurës së shprehjes së interesit.
– Propozim vendimi për formimin e komisionit për zbatimin e procedurave dhe vlerësimin e ofertave për dhënien në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të komunës.
– Propozim vendimi për shpalljen e interesit të përgjithshëm publik.
– Propozim vendimi për shpalljen e interesit të përgjithshëm ngastrën kadastrale në zonën kadastrale në Vërban.
– Propozim vendimi për miratim të dy anëtarëve të komisionit për vlerësimin dhe përzgjedhjen e drejtorëve dhe zëvendësdrejtorëve për institucionet edukativo arsimore të nivelit, parafillorë, fillorë, të mesëm të ulët dhe të mesëm të lartë në komunën e Vitisë.
– Propozim rregullorja për ndryshim dhe plotësimin e rregullores për taksa, ngarkesa dhe gjoba me nr. 01-110/05-1151, e datë 30.09.2024.
Ndërkaq në fund të takimit u dha edhe një Informatë nga Drejtoria për Bujqësi për planin operativ për mbjelljet vjeshtore për vitin 2024- 2025. /2LONLINE/