DYLON

Po asfaltohet rruga që lidhë mes veti fshatrat Buzovik dhe Beguncë

Po asfaltohet rruga që lidhë mes veti fshatrat Buzovik dhe Beguncë
Avatar photo Redaksia

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka vizituar sot punimet që po bëhen në asfaltimin e degëzimit të rrugës “Murtez Syla”, rrugë kjo që lidhë në mes veti fshatrat Buzovikë dhe Beguncë.

Me këtë rast ai aty është mirëpritur edhe nga disa banorë të cilët e falënderuan atë për asfaltimin e kësaj rruge.

EkoHigjiena

Sipas tyre ky projekt është shumë i rëndësishme për banorët e kësaj ana.

Kryetari Haliti, tha se komuna e Vitisë, po vazhdon me realizimin e projekteve jetike për qytetarët e saj duke shtuar se me këtë projekt banorët do ta kenë më të lehtë lëvizjen e lirë dhe qasjen në pronat e tyre.

Përndryshe kjo rrugë lidhët edhe me rrugën e njohur në popull me emrin “Kroi i ftohtë”. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.