Kuvendi Komunal i Kamenicës ka mbajtur mbledhjen e X-të të rregllt. Mbledhjen e hapi kryesuesi i Kuvendit Komunal, Liridon Kastrati, ndërsa në mbledhje të pranishëm ishin: Kryetari i Komunës, Kadri Rahimaj, delegatët, Shërbimi Profesional i Kuvendit, Zyrtari Ligjor, drejtorët e drejtorive, media dhe të tjerë.
Në rend dite për shqyrtim ishin këto pika:
1. Shqyrtimi i procesverbalit Sh.01, Nr.34242/24.10.2022, nga mbledhja e rregullt e Kuvendit Komunal,
2. Propozim-Vendim për fillimin e procedurave për themelimin e Ndërmarrjes Publike Lokale (NLP), në Komunën e Kamenicë,
3. Propozim-Vendim për plotësim-ndryshimin e vendimit me Nr.01-31266
4. Propozim-Vendim për plotësim-ndryshimin e vendimit me Nr.01-31253
5. Shqyrtimii raportit tre mujor financiar korrik-shtator 2022
6. Informatë për procesin e vlerësimit të Grantit të performancës komunale për Komunën e Kamenicës për vitin 2021, sipas performancës së Komunave për vitin 2021,
7. Pyetjet e legjislativit drejtuar ekzekutivit,
8. Të ndryshme.
Pas hapjes së senacës nga Kryesuesi i Kuvendit, u paraqit rendi i ditës për plotësim ndryshim, kun ë rend ditë hynë këto pika:
1.Dhënia e betimit nga asambleistja Albana Ajvazi
2.Kërkesë për ndihmë financiare
3.Diskutim lidhur me temën për Kancerin e Gjirit
Pas debatit nga asambleistët të gjitha këto pika u shqyrtuan dhe u miratuan me shumicë votash. /2LONLINE/