DYLON

Kryeministri Kurti u prit nga Ministri i Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, James Cleverly

Kryeministri Kurti u prit nga Ministri i Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, James Cleverly
Avatar photo Redaksia

Gjatë qëndrimit të tij në Mbretërinë e Bashkuar, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti u prit nga Ministri i Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, James Cleverly.

Kryeministri Kurti fillimisht shprehu ngushëllimet e tij për vdekjen e madhërisë së saj, Mbretëreshës Elizabeta II.

EkoHigjiena

Në këtë takim, kryeministri Kurti e uroi ministrin e ri të Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Cleverly për detyrën e re dhe i dëshiroi suksese në përgjegjësitë e reja. Ai e falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar dhe e ftoi për bashkëpunim edhe më të thellë ndërmjet dy vendeve, në veçanti në fushën e shkëmbimeve tregtare dhe ekonomi.

Ministri i Punëve të Jashtme, James Cleverly shprehu dashamirësinë dhe admirimin britanik për Kosovën, duke çmuar lart të arriturat e shtetit të Kosovës dhe qëndrimin që Kosova po mban nga fillimi ndaj agresionit rus në Ukrainë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.