Nga sot, me vendim të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, Kuvendi i Republikës së Kosovës ka statusin e anëtarit të asociuar të NATO-s. Pra nga tani, Kosova do të ketë të drejtë propozimi e komentimi të çdo procesi apo dokumenti që trajtohet nga Asambleja e NATO-s, njofton Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës.
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, me këtë rast theksoi se me këtë vendim Kosova është vetëm një hap larg anëtarësimit me të drejta të plota në Asamblenë Parlamentare të NATO, gjë që sigurisht do të ndikojë në stabilitetin e Ballkanit. /2LONLINE/