DYLON

U përkujtuan dëshmorët e kombit Bafti Haxhiu e Sali Zenuni në 25 vjetorin e rënies

U përkujtuan dëshmorët e kombit Bafti Haxhiu e Sali Zenuni në 25 vjetorin e rënies
Avatar photo Redaksia

Me rastin e përvjetorit të rënies së dëshmorëve të kombit, Bafti Haxhiu dhe Sali Zenuni, sot në varrezat e dëshmorëve në Viti, janë bërë homazhe dhe janë vendosur kurore lulesh në varret e këtyre dëshmorëve.

Përfaqësues të Institucioneve komunale, përfaqësuesit e Policisë, të organizatave të dala nga lufta e UÇK-së, familjet e dëshmorëve, bashkëluftëtare të dëshmorëve e familjarë të tyre por edhe personeli arsimor dhe nxënësit të shkollës “Bafti Haxhiu” në Viti e Ramnishtë, përkujtuan dëshmorët në 25 vjetorin e rënies.

EkoHigjiena

Përndryshe të dy dëshmorët kanë rënë heroikisht me 26 maj të vitit 1999 si pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe atë në malet e Gorozhupit të Hasit.

Me këtë rast, është mbajtur edhe manifestimi qendror në Shtëpinë e Kulturës “Gursel e Bajram Sylejmani, ku u shënua edhe dita e shkollës nga nxënësit dhe personeli arsimor i shkollës fillore “Bafti Haxhiu”, me një program të pasur kulturor e artistik.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.