A do të ndodhë një ngjashmëri si me Shën Naumin në të kaluarën mes Zogut dhe Pashiqit, edhe sot për Ujmanin dhe nëntokën e Mitrovicës së Veriut e pasur me xehe, në mes Hashim Thaçit dhe Aleksandër Vuçiqit.
Shkruan: Sami ARIFI
Komisioni i Lidhjes së Kombeve mori në shqyrtim kundërshtimin e Jugosllavisë për Shën Naumin
që sipas vendimit të Konferencës së Ambasadorëve mbetej brenda Shqipërisë. Më 6 dhjetor 1922 Komisioni i Lidhjes mori në shqyrtim këto çështje dhe adaptoi një rezolutë të posaçme me anë të së cilës “ia bëri të njohur komisionit të delimitacionit si dhe qeverisë shqiptare dhe serbe se Konferenca vendosi që Shën Naumi t’i jepej Shqipërisë”.
Prap qeveria jugosllave nuk iu nënshtrua vendimit të Fuqive, ku në fillim të prillit 1923 iu drejtua Konferencës së Ambasadorëve duke parashtruar objeksionet e veta dhe duke kërkuar rishikimin e vendimit të dhjetorit të vitit 1922, protestat e tij Beogradi i paraqiti edhe në maj e qershor të vitit 1923 në Paris.
Pas kundërshtimit jugosllav Konferenca e Ambasadorëve më në fund vendosi që çështja e zgjedhjes së kufirit t’i jepej një grupi ekspertësh juridik. Këshilli i Lidhjes mori vendim më 17 qershor 1924, me të cilin njihte karakterin juridik të çështjes dhe ia paraqiti atë Gjykatës Ndërkombëtare të kohës, Dhomës së Përgjithshme të Drejtësisë Ndërkombëtare të krijuar në kuadrin e Lidhjes së Kombeve…
Dhoma e Drejtësisë e mori në shqyrtim çështjen më 4 shtator 1924, dha mendimin konsultativ sipas kërkesës së Këshillit të Lidhjes, ajo e quante çështje të mbyllur me vendimin e 6 dhjetorit 1922, ky vendim i dhomës iu komunikua Këshillit të Lidhjes së Kombeve dhe iu përcoll edhe Konferencës së Ambasadorëve më 6 tetor 1924, Shën Naumi i takon Shqipërisë në bazë të vendimit të Dhomës Ndërkombëtare të Drejtësisë.
Me ardhjen në pushtet përmes jugosllavëve, Zogu, më 28 korrik 1925 përfaqësuesit e dy palëve (jugosllave dhe shqiptare) përmes një takimitë posaçëm dolën me një deklaratë të përbashkët me anë të së cilës kërkohej të bëhej një reflektim i kufirit midisë Shqipërisë dhe Jugosllavisë në mënyrë që Shën Naumi t’i takonte kësaj të fundit, pra jugosllavisë.
Kryetari i Konferencës së Ambasadorëve mbi bazën e marrëveshjes dypalëshe, francezi A. Briand, iu drejtua me 6 gusht 1925 të dy palëve, përmes një deklarate me të cilën anulohej vendimi i Konferencës (pas pëlqimitë të Shqipërisë që t’i jepte vullnetarishtë Jugosllavisë Shën Naumin) dhe “vija kufitare midis dy vendeve psonte ndryshimin e pranuar prej dy delegatëve që ia linte Shën Naumin Jugosllavisë”. Këtë e bëri Zogu për ndihmën që jugosllavët i dhanë për të ardhur në pushtet. Zogu këtë e bëri duke iu imponuar parlamentarëve, dhe kështu u miratua edhe përmes Parlamentit të Shqipërisë që t’i jepet Shën Naumi Jugosllavisë.
Çka po ndodhë sot? vallë a po përsëritet historia kur? ajo nuk mësohet nga pushtetarët nëpër kohë për ambicjet e mbrapshta që kanë, për poste të larta shtetrore përmes armiqve të popullit shqiptarë, pra, edhe sot në të ashtëçuajturën “korrigjim i kufiritë” me Serbinë, që në të kakuarën, në vitin 1925 ishte i ashtçuajtur “reflektim i kufirit” mes Zogut dhe Pashiqit.
Çka po ndodhë me të ashtquajturën “Zajednica” , sipas presidentit Thaçi ishte pa kompetenca ekzekutive, ndërsa u vërtetua e kundërta sipas Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, se Zajednica kishte kompetenca ekzekutive në bazë të nënshkrimeve që ishin bërë në Bruksel në mes Serbisë dhe Kosovës.
Dy vite Mali i Zi nuk e miratoi në Parlamentin e tyre demarkacionin për kufirin, në mënyrë që pala kosovare, pozitë dhe opozitë të merren vesh dhe të dalin me një qëndrim të përbashkët e pastaj të vazhdojnë bisedime në një marrëveshje në mes Malit të Zi dhe Kosovës, mirëpo qeveritarët i thonin kjo të takon ty, ske çka pret aprovojeni në parlamentin tuaj, se ne e bëjmë aprovimin e demarkacionit më vonë.
Kjo ndodhë kur Akademia e Shkencës së Kosovës s’ofronë, apo s’guzon të ofroi “Projekte”, “Ide të mëdha” për qeveritë që vinë e shkojnë, e që “Projektet”, “Idet e Mëdha” duhet t’i zbatojnë, me të cilat jo vetëm që duhet mbrohet territori, por, madje edhe duhet të zgjerohet në ato vende ku ka shumicë shqiptare, nga se përveqë që egziston e drejta etnike, egziston edhe e drejta historike për shqiptarët.
Tre vite nuk u miratua në Parlamentin e Kosovës demarkacioni, ku kundërshtar ishte edhe lideri i AAK-së Ramush Haradinaj, por që kur u bë kryeministër e miratoi demarkacionin pa hezitim.
A do të ndodhë një ngjashmëri si me Shën Naumin në të kaluarën mes Zogut dhe Pashiqit, edhe sot për Ujmanin dhe nëntokën e Mitrovicës së Veriut e pasur me xehe, në mes Hashim Thaçit dhe Aleksandër Vuçiqit.
A po përsëritet historia kur ajo s’njihet nga pushtetarët e pandërgjegjshëm të popullit tonë. Kjo mund të ndalet vetëm nga një mosdëgjushmeri e rinisë ndaj partive politike, që këto parti politike i kanë indoktrinuar rininë studentore për interesat e tyre, pra rinia të veprojnë si një trup i përbashkët duke mbrojtur interesin nacional kombëtar përmes revoltave të padëgjueshme paqësore gjithëpopullore, kundër interesave të partive politike, që në faktë janë interesa të liderëve partiak, revoltat të udhëheqen nga rinia studentore, meqë Akademia e ashtquajtura e “mrizit” të deleve të Kosovës, ajo në vapë po mrizon.