Përfaqësuesit politik shqiptarë të cilët po marrin pjesë në zgjedhjet lokale më 24 Dhjetor në Komunën e Preshevës lidhur me koalicionet e mundshme pas zgjedhore flasin se ato do të bëhen në interes të qytetarit dhe programeve zgjedhore.
Ragmi Mustafa, kryetar i Partisë Demokratike Shqiptare për Titulli.com theksoi se partia e tij do të dalë e para me rezultatet ndërsa pas të më shumë ulëseve në asamblenë komunale do të bëjë përzgjedhjen më të mirë të mundshme gjithsesi në interes të qytetarit të komunës së Preshevës.
Për Naser Azirin nga Unioni Demokratik Shqiptar nuk do të ketë vij të kuqe ndaj një subjekti politik por koalicioni do të jetë me atë që do të ketë përputhshmëri me partnerin si dhe respektimi i ofertës sonë për çështjet thelbësore programore.
Shqiprim Arifi, thotë se Alternativa për Ndryshim koalicionin e saj e ka me qytetarin dhe se kjo parti jo vetëm se që do të dalë e para në zgjedhjet e 24 dhjetorit por po mundohet që të kaloj edhe 51% dhe koalicioni të jetë me qytetarin.
Ndërsa Sami Salihu nga Lëvizja për Reforma PDSH theksoi se koalicioni i tyre do të jetë me qytetarin e Preshevës së pari por pas rezultateve të këtyre zgjedhjeve duke u bazuar në atë rezultat do të mundohemi të harmonizojnë me ndonjë parti politike.
Redaksia e Titulli.com ka kontaktuar edhe Ardita Sinanin nga Partia për Veprim Demokratik për të marrë përgjigje në pyetjen se me kënd mundë të bëni koalicione pas zgjedhore, Sinani nuk deshi të prononcohet me arsyetimin se kanë agjende të ngjeshur parazgjedhore.
“Për ne nuk ka kundërshtar politik por vetëm rival politik dhe pas shpalljes së rezultateve ka parti të me të cilat e kemi programin e përafërt. Koalicioni më i mirë do të kishte qenë me dy subjekte por se nuk kemi vija të kuqe për asnjë subjekt politik”, u shpreh Memeti për Titulli.com.
Gazmend Aliu, kandidatë për këshilltare komunal nga lista Bashkimi Demokratik i Luginës dhe Nisma e re për Preshevën theksoi se ne nuk ka vija të kuqe për asnjë subjekt politik përpos Alternativës për Ndryshim e cila është vija e vetme e kuqe për momentin.
Në komunën e Preshevës garojnë 8 lista zgjedhore në zgjedhjet lokale të parakohshme më 24 Dhjetor ndërsa duke u nisur nga funksionimi i qeverisjes lokale nga viti 2016 formimi i koalicioneve do të jetë i vështirë.
Burimi: Titulli.com – shih video