• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Gjilan Politikë

Ja kush mund ta kryesojë përbërjen e re të Kuvendit Komunal të Gjilanit?!

Redaksia 2LONLINE 21 Dhjetor, 2017 8 min
 Ja kush mund ta kryesojë përbërjen e re të Kuvendit Komunal të Gjilanit?!

Këtë të premte (22.12.2017), Kuvendi Komunal i Gjilanit, do të mbajë mbledhjen e parë, themeluese, ku do të bëhet betimi i anëtarëve të rinj. Vendimmarrja në Kuvendin Komunal të Gjilanit, që përbëhet nga 35 ulëse, në këtë mandat do të ndahet nga nëntë subjekte politike.

LDK-ja, si fituese e zgjedhjeve do ti ketë 11 anëtarë kuvendi për të pasuar nga Vetëvendosje me 7, PDK-ja me 6, AAK-ja me 4, AKR-ja me 2, Nisma po ashtu me 2, derisa me nga një anëtar do të përfaqësohen Vatra, KDTP-ja (turqit) si dhe Lista Serbe. Numri më i madh i anëtarëve të Kuvendit janë të rinj në vendimmarrjen komunale, derisa kur jemi te përfaqësimit gjinor, raporti është 22:13 në favor të meshkujve.

LDK-ja si parti më e madhe bashkë edhe me partnerët e saj pritet të përcaktojnë edhe atë se kush do të kryesojë këtë Kuvend. Apo, më mirë të themi, ata do ta bekojnë me votë atë anëtar që e ka fituar besimin e kryetarit të komunës dhe të LDK-së së Gjilanit, Lutfi Haziri – Luta.

Burimet e 2LONLINE brenda Komunës dhe LDK-së thonë se deri më tani janë katër emra që janë më të përfolurit dhe edhe më të mundshmit, për t’u zgjidhur ndonjëri nga ta kryesues (pa përjashtuar të tjerët), dhe se do të jetë Luta, ai i cili do të vendos për këtë, ndërsa LDK me partnerë, por edhe të gjithë ata që do ta votojnë pro, do t’ia japin zyrtarisht besimin në seancën e të premtes.

Sipas burimeve tona, emër i përfolur për këtë pozitë është ai i Shpresa Kurteshi – Emini, e cila edhe ashtu, për pak kohë, shijojë këtë pozitë, në fundin e mandatit që e lamë pas. Ajo ishte zgjedhur në përfundim të mandatit, për t’u ulur, në ulësen e liruar nga kryesuesja e deriatëhershme Valentina Bunjaku – Rexhepi, e cila kishte siguruar një ulëse më të butë, atë të Parlamentit të Kosovës, pas fitimit nga ana e saj, të mandatit të deputetes.

Përndryshe, përvoja si anëtare në disa përbërje të kuvendit, besimi që mori, që pikërisht ajo për atë pak kohë të përbërjes së kaluar, ta drejtojë kuvendin, por edhe aspekti gjinor, që kreu i komunës Luta, do të mund ta ketë parasysh, sidomos pas premtimeve për t’u mundësuar grave pozita udhëheqëse, janë ato që mund të konsiderohen përparësi që mund t’ia garantojnë mandatin e kryesueses kësaj anëtareje të Kuvendit nga radhët e LDK-së.

Emër tjetër mjaftë i përfolur është edhe ai i Bardhyl Sylës, për faktin se në zgjedhjet lokale ishte kandidati më i votuar brenda LDK-së, mori 1213 vota, i vetmi që kaloi shifrën prej mbi 1 mijë votash dhe se ai këtë e ka si adut, përveç interesimit të dukshëm që besohet të ketë dhe vetë. Por, sërish çdo gjë varet nga Luta, që në fakt herën e kaluar e kishte bërë një veprim të tillë, për t’i neutralizuar edhe apetitet e të tjerëve, duke bërë që kryesuesja të jetë pikërisht më e votuara asokohe. Aktualisht Bardhyl Syla ushtron detyrën e drejtorit të DKA-së, deri në krijimin e përbërje së re të qeverisjes lokale, që pritet të ndodh, pasi seancës në fjalë.

E, po ashtu për postin e kryesuesit të KK-së përfolet mjaftë edhe Avdyl Ailu, një figurë e rëndësishme brenda LDK-së, që ishte edhe shef i Grupit Parlamentar të LDK-së në përbërjen që lamë pas. Pikërisht, mbështetësit e kësaj ideje vlerësojnë se Aliu e kishte kryer atë detyre me përgjegjësinë dhe suksesin e madh dhe se janë të bindur që ai është i merituar për pozitën e kryesuesit të Kuvendit Komunal të Gjilanit, por se sërish duhet parë se a është bindur për këtë, vet Luta!

E në një katërshe me të përfolur për pozitën në fjalë, sipas burimeve të 2LONLINE, është futur edhe një figurë e re e skenës politike, kur kemi të bëjmë me marrje konkrete të përgjegjësisë me pozitë, në këtë rast duke qenë kuvendar. Është fjala për anëtarin tjetër të Kuvendit nga LDK-ja, Fitim Guda, që këtë pozitë e fitoi pasi arriti të marrë vota të mjaftueshme që ia garantuan futjen në këtë organ vendimmarrës.

Një figurë në LDK që nuk e fsheh elanin që ka për t’u dëshmuar, në veçanti për ta arsyetuar besimin që mori nga mbështetësitë e tij dhe këtu besohet se ai e vlerëson që këtë mund ta bëjë më së miri nga pozita e kryesuesit të kuvendit. Guda njihej si kontribuues dhe mbështetës i LDK-së, por që kësaj here edhe drejtpërdrejt ishte kyçur duke qenë pjesë e listës garuese, ku edhe doli me rezultat pozitiv, pasi u mbështetë aq mjaftueshëm me votë, sa për të siguruar ulëse në Kuvend.

Natyrisht, përveç pozitës së kryesuesit të Kuvendit, loja me të përfolur luhet edhe për shkak të pozitave të tjera, atë të drejtorëve në ekipin qeverisës, andaj edhe mund të priten matematika të ndryshme, ato sipas kutit të Lutës, i cili, të premten, edhe vet do ta jap betimin para përbërjes së re të Kuvendit Komunal pas fitores së tij dhe zgjedhjes kryetar edhe për një mandat të dytë katërvjeçar.

Pikërisht nga ai edhe është ftuar seanca e të premtes që pritet të udhëhiqet nga anëtari më i vjetër i Kuvendit.

Përndryshe kur jemi te përbërja e re e Kuvendit Komunal, janë këta emra që fituan mandat:

LDK: Faton Bislimi, Bardhyl Syla, Antigona Kqiku, Avdyl Aliu, Fejzulla Berisha, Fitim Guda, Gentrit Murseli, Ramiz Ramadani, Teuta Suliqi, Shpresa Kurteshi, Rina Ahmeti-Kasumi.
Vetëvendosje: Nehat Osmani, Xhelal Hajrullahu, Nevzad Isufi, Arianit Sadiku, Festa Shabani, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, Arijeta Rexhepi.
PDK: Ilir Tahiri, Riza Abdyli, Bujar Nevzati, Hevzi Xhelili, Erlehta Osmani, Imran Thaqi.
AAK: Ibish Ibishi, Nazim Gagica, Mimoza Kadriu-Qerimi, Arta Nuhiu.
AKR: Vjollca Matoshi, Shemsedin Ramushi.
Nisma: Anila Kastrati, Enver Hajrullahu.
Vatra: Kushtrim Kadriu.
KDTP: Kadir Huseyin.
Lista Serbe: Milivoje Stojanoviq.

Por, kjo emërore e kandidatëve të Kuvendit Komunal pritet të pësojë ndryshime, pasi siç dihet Ilir Tahiri, bartës i listës te PDK-ja, është tërhequr për t`i liruar vendin Shefik Surdullit, Kushtirm Kadriu i Vatrës ka liruar vendin për Mefail Junuzin, ndërkohë që lëvizje priten edhe te LDK-ja si dhe subjektet tjera, varësisht prej koalicionit qeverisës dhe lëvizjes nëpër pozita.

Pra, Seanca e Kuvendit Komunal të Gjilanit, mbahet të premten me 22 dhjetor në sallën e Kuvendit Komunal, nga ora 10:00, ku edhe qartësohen përfundimisht përfoljet më së miri, për gjithçka dhe edhe për pozitën e kryesueses.

Shpresa Kurteshi – Emini
Bardhyl Syla
Avdyl Aliu
Fitim Guda
Etiketa:aktuale kryesore kryesuesi Kuvendi Komunal i Gjilanit LDK Luta
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Nacionale

Forcës së Sigurisë së Kosovës i shtohen edhe 17 oficerë të rinj

1 Korrik, 2022
Art/Kult

AKV “Kemajl Azizi” nga Vitia shkëlqen në Turqi me performancën e saj

1 Korrik, 2022
Nacionale

Nga ky muaj edhe fëmijët e lindur në vitin 2014 mund të

1 Korrik, 2022
N'rrjet

FSK-së i shtohen radhët me xhenierë luftarakë të rinj

1 Korrik, 2022
Lajme të ngjashme

Forcës së Sigurisë së Kosovës i shtohen edhe 17 oficerë të rinj të karrierës

1 Korrik, 2022

FSK-së i shtohen radhët me xhenierë luftarakë të rinj

1 Korrik, 2022

Komuna e Gjilanit iu bashkua minimaratonës humanitare “Vrapo për Autizëm” 2022

1 Korrik, 2022

Parashikimi i motit për sot e nesër

1 Korrik, 2022

Komuna e Vitisë furnizon zjarrfikësit me pajisje të nevojshme

30 Qershor, 2022

Italianët trajnojnë pjesëtarët e FSK-së për shpëtim në male

30 Qershor, 2022

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com