Pornotalet e Luginës sa shumë zhurmë për një koment me 7 rreshta! Madje duke e shtrembëruar… Epoka mesjetare dhe delikti verbal kanë vdekur!
Nexhat BUZUKU
Reagim ndaj një shkrimi pamflet inkuizicionist…
Nëse vërtet komenti im ju ka prekur, sinqerisht ju kërkoj falje!
Ju porosis merruni me probleme reale e mos humbisni kohë me opinione, që nuk shpërfaqin tjetër pos mendime personale
Luginasit i keni ndarë e përçarë ju dhe jo komentuesi…Këtë e dinë qytetarët, sidomos ata nga Lugina!
Ti apo ju që bëtë reagimin, meqë nuk keni spikatur identitetin tuaj, ose nuk e keni lexuar mirë komentin tim, që nuk ështëiI vetmi në postimin tuaj, ose keni harruar se unë prej vitesh jam gazetar profesionist, po ju heq dilemën se kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, nuk ka pse merret me mua.
Sepse, është e drejtë e secilit të shpreh mendimin, qëndrimin dhe opinionin e tij.
Unë jam gazetar profesionist dhe askush mbi tokë nuk mundet me ma ndalue penën – zejen e shkrimit.
Nëse, unë kam thënë se ju të “Vatrës” mundeni me kontribue më shumë në vendin tuaj, atëherë çfarë përçarje mund të krijon ky konstatim?!
Atëherë çfarë rrezikimi ju kanoset juve? Kush ju rrezikon juve?! Një koment, i cili shpërfaq nja dy tri dukuri?!
Dihen me emër e mbiemër luginasit e përzënë e që kanë kaluar jetë në burgje. Siç dihen ata që kanë ardhur këtu dhe merren me biznese andej e këtej. Edhe kjo është punë e tyre. Sikundër që dihet se shumë luginas mbajnë vende të mira pune dhe respektohen në këtë komunë. Siç dihen, fatmirësisht numër simbolik, i atyre që bëjnë probleme!
Ç’të keqe ka nëse kam thënë se “ju duhet të ktheheni atje, ne vendbanimet dhe tokat tuaja?! Thjeshtë, kam pohuar diçka që ju vazhdimisht e potenconi – kthimi në vatrat tuaja!
Sa për dijeninë tuaj, unë e kam përcjellur të gjitha zhvillimet në Luginë që nga paraqitja në skenë e UÇPMB-së përmes gazetës “Koha Ditore”; unë kam dal në Priboc dhe prej atje kam raportuar në KTV kur janë arrestuar disa të rinnjë nga Gjilani që kanë shkuar në vizitë te të afërmit e tyre atje lart; kam bërë dhjetra lajme, reportazhe nga Lugina, etj,etj…
Po kush jeni dhe prej nga e merrni të drejtën t’i shpallni të tjerët “armiq” nëse nuk pajtohen me juve?!
Lërinui këto përrallisje e merruni me problemet reale të banorëve, se nuk ju ndihmon askush por vetja juaj!
Ky stil I reagimit tuaj është tipik monist, anakronik e primitive!
Sa mirë që po e dini ku punoj unë! Punoj edhe më shumë përkushtim, bile!
Po mos ëndërroni as mos u lodhni se kryetari nuk mundet me ju ndihmue asgjë në këtë drejtim, sepse unë shkrimin e kam profesion dhe passion!
Bile komenti im vetëm ripohon atë që ju vet e dini dhe thuhet përditë në Luginë…
A kaluara ime dhe e tashmja qëndron lart mbi konstatimet tuaja diferencuese!
Sa për dijeninë tuaj, delikti verbal ka vdekur kaherë.
Kaq këtë herë!
E, nëse vërtet komenti im ju ka prekur, sinqerisht ju kërkoj falje!