“Lutë, shumë je duke u marrë me Bacin!”

“Lutë, shumë je duke u marrë me Bacin!”

Jo vetëm gjatë fushatës zgjedhore, por edhe në një postim së fundi, në profilin e tij, Lutfi Haziri-Luta, kreu i Komunës së Gjilanit, duke i komentuar zhvillimet e fundit, e thumbon Vetëvendosjen, përkatësisht Ismajl Kurteshin, deputetin e kësaj Lëvizjeje, duke iu referuar me shprehjen “Baci”.

Siç dihet në garën për kryetar komune Luta kishte për kundër kandidat, Sami Kurteshin, pra një nga familja Kurteshi dhe nuk kanë munguar thumbimet në këtë drejtim ndaj tij, përmes “Bacit”.

Në një postim të fundit Luta ka shkruar:

U mundova qe sa orë e sa ditë me përballue këtë gjendje, por s’po kam qare pa i thanë do fjalë.
Kjo javë u përshkrue me statusin e m… Dikush u munue me ba m.. me sh….!
Përnime, Albini prej mbaslufte asht tuj u mundue me ba m… me sh…, duke folë, reagu, burgos, hy napër shpija, thirrë në telefon, pranue, refuzue etj., veç me e gjetë rrugën drejt qeverisjes.
Kur e gjeti rrugën, doli Aida sikur në romane dhe ia ndërpreu. I tregoi që i duhet me u kthy prap te m…!
Asht bash qajo Aidë me të cilen ai e kishte ndërtue kauzën e marrjes së qeverisjes me te.
Por, nji ‘gabim’ aksidental i kushtoi shumë me të vërtetën e madhe që marksizëm leninizmi ose e ka fytyren e Albinit, ose Dardanit, ose Shpendit…
Na mendojmë që ma s’shumëti e ka fytyrën e Samisë ose Bacit të tij…!
Albin, shpresojmë me dalë shpejt prej burgut, e me kallxue të vërtetën e madhe!
Lut Emrush Haziri

E, ndaj kësaj ka reaguar sot deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ismajl Kurteshi

“Letër Lutfi Hazirit, Pa qenë asnjëherë i provokuar, kohëve të fundit, ti Lutë je marr shumë me Bacin, por Baci ka heshtur. Ti e ke lehtë të merresh me fytyrat tona sepse ne kemi fytyra, por ne nuk kemi si të merremi me atë që ti nuk e ke. Besoj që tani e ke të qartë pse unë nuk i përgjigjem provokimeve tua të ulëta.
Baci

KOMENTE