Në Gjilanin e kalldrëmeve dhe e 40 çeshmeve t’shehrit, kemi plot nostalgji. Këto nostalgji se ç’po na dëftohen edhe syçelur tani apo ndoshta e kemi nga dëshira e madhe ta kthejmë kohën prapa dhe ti shijojmë momentet edhe një herë e mirë?!
Arianit Sllamniku
Nuk janë vetëm objektet e ngurta domosdoshmërish monumente të trashëgimisë së një vendi, por janë edhe figurat karizmatike që kanë lënë gjurmë, kuptohet që për të mirë por ka raste të veçanta që nuk japin shembullin e mirë por nga naiviteti dhe padituria dalin të janë pa sherr dhe të lezetshme e që të bëjnë të mbahen në mend.
Por rastësisë që këto figura apo këta akterë të na ngjasojnë me disa persona që për momentin bien në sy e që pahiri janë të veshur me pushtet!
Se ç’më del para syve sikur sot, Fejza.
Phiiii… Fejza!
Po po, ç’ai Fejza që jetonte me një tufë jevgjish në objektin e nacionalizuar të Maliq Qallakut, sot ndërtesa e IPKO-s.
Ishte një bardhavel korpulent trupshkurtër me sy bojë qielli I cili për nga pamja e jashtme dallonte si nata me ditë me personat që jetonte por që në sjellje, veshje, bonton e terbije I leckosur, I palarë e pa krehur, ishte po I njëjti në mesin e jevgjive sheherli, sepse deshëm apo nuk deshëm, ata jetonin midis mjedisit të shehrit që ta ndalte frymën nga aroma e blijve që bënin hije skaj trotuareve të shtruara me kalldrëm.
Eh… shkoj më ajo kohë. Në emër të zbukurimit dhe përparimit të shehrit këta të tanishmit edhe drurët I prenë.
Por Fejza, si Fejza mo, I papunë, I pamartuar e pa zanat e I pa hair. I tëri I leckosur dhe gati pothuajse tërë kohën sa qëndronte brenda mureve të asaj shtëpie gati të rrënuar, zëri I ndihej në sokak duke bërtitur e përlarë me banorët e përbashkët që realisht edhe e kishin rritur, por kur dilte para dyerve të shpis’, melaqe!
I ngrati, I kishte edhe brengat e veta.
Shpeshherë pinte. Pinte tinëz sepse familjarët e tij – “qavejat” e akuzonin se nuk kontribuonte në shtëpi derisa në anën tjetër gjente forma për të ardhur tek ndonjë “pivë” a “shlivovicë” të fortë, por dikur ja krisi edhe publikisht sepse po të mos vërehej ndryshe përnga aroma kundërmuese të tërbonte, edhe atë midis ramazanit. Paj I gjori më shumë I respektonte Xhurxhevdanin e Bozhiqin se sa Ramazanin.
Veç se për bajram dinte të dilte para xhamisë për të kërkuar lëmoshën e miletit.
Edhe sot kemi raste të tilla por në një tjetër version.
Por Fejza e kishte edhe pjesën tjetër. Marren e që këtyre të sotmit marrja ju ka konvertua në mburrje dhe krenari!
Kur ishte I vetëm në çarshi, e që I bënte vakia rrallë të dilte I vetëm, vërehej edhe për nga ecja se disi sikur me për nguti, kokë ulur e sikur nën faj sepse pjesa tjetër e bënte të tillë, ku jetonte, si jetonte, me kënd jetonte dhe se sa I vyeshëm ishte për rrethin, por atë dakik që I kishte 5 banka në xhep, nuk e njihje nga krekosja, qallëmi e kanuni para dyerve të sokakut, ngjitur me dyqanin e kapuqbardhëve.
Ata dy minutat e tij ishin sa krejt jeta.
Dukej thua ti, Gjilani është I tij! Por kur kalonte ai entuziazëm, prapë i gjori kthehej në gjendjen e mëparshme.
\Besa akrebaja e tij edhe rrethi o flisnin për të mirë: “o Fejzo, ruje fytyrën se dinari shkon e vjen”, e që I gjori edhe pse as nga fytyra nuk I kishte mbetur gjë për të ruajtur, vazhdonte të mendonte se Gjilanin po e nderon e respekton për dallim nga të tjerët e kategorisë së tij që I fyenin e I nënçmonin!
Fejzë bardhaveli. He vakt o vakt. Qysh po më duket që po e shoh sikur sot kur po rastisem nëpër disa ngjarje, sikur kjo e kësaj fushate elektorale!
Fejza nuk është më, por si duket trajtimi i keq që ia kemi bërë, si duket zullumi ndaj neve që kemi mbetur në Gjilan, vetëm po shkon e po trashet. Tash qifti I tij pa ndonjë afinitet të dalluar, pa kualitete në personalitet, pa asnjë shembull të mirë familjar, pa kokërr marre po lypë me I prijë miletit përpara!?
Pra është momenti ideal që të gjithë qytetarët pa dallim ti respektojmë e sidomos tani kur erdhi koha që të përzgjedhim zërin e Gjilanit në parlamentin e Kosovës pasi që një si puna e Fejzës më mirë hiq mos qoftë!