DYLON

LDK e Gjilanit mbjell fidan në rrugën “Idriz Seferi”, në Ditën Ndërkombëtare të Mjedisit

LDK e Gjilanit mbjell fidan në rrugën “Idriz Seferi”, në Ditën Ndërkombëtare të Mjedisit
Avatar photo Redaksia

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Mjedisit, kryetari i Degës së LDK-së në Gjilan, Lutfi Haziri së bashku me kandidatët për deputet, kanë mbjellë një fidan në oborrin e selisë së Lidhjes Demokratike, përkatësisht në rrugën “Idriz Seferi”, në përvjetorët e mëdhenjë të lidnjes dhe vdekjes së kolosit të kombit.

Kryetari Haziri ka thënë se ky është një akt simbolik i LDK’së me porosinë për ruajtjen dhe mbrojtjen ambientit tonë.

“Pikërisht në rrugën që e mban emrin e kolosit të Karadakut, kjo është simbolikë dhe thirrje edhe njëherë për qytetarët që ta ruajnë dhe mbrojnë mjedisin. Dua të theksoj se Komuna e Gjilanit, si asnjëherë më parë, iu ofron të gjithë qytetarëve që duan të shënojnë ndonjë përvjetorë të rëndësishëm, qoftë martesë apo maturë, ne ju ofrojmë hapësirë në qytet. Në këtë mënyrë, ne e mbrojmë jetën tonë”, tha kreu i LDK’së në Gjilan.

EkoHigjiena

*Hapësirë e sponsorizuar – Zgjedhjet Nacionale 2017

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.