Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se Kosovë për herë të parë po kryen stërvitjet e përbashkëta me Ushtrinë Amerikane në territorin e saj.
Kurti përmes një postimi në “Twitter”, ka thënë se trupat e ushtrisë sonë po tregojnë përkushtim dhe profesionalizëm.
“Për herë të parë, Kosova po shërben si vend pritës i një ushtrimi të udhëhequr nga ushtria amerikane në territorin e vet. Trupat tanë janë duke shfaqur përkushtim dhe profesionalizëm në ushtrime të ndryshme si pjesë e ushtrimit “Defender 21” në Kosovë, Kroaci dhe Shqipëri”, ka shkruar Kurti.