DYLON

Isufi: Apeli vërteton aktvendimin e Gjykatës Themelore, refuzon si të pa themeltë ankesën e Komunës së Gjilanit

Isufi: Apeli vërteton aktvendimin e Gjykatës Themelore, refuzon si të pa themeltë ankesën e Komunës së Gjilanit
Avatar photo Redaksia

Gjykata e Apelit e ka refuzuar si të pathemeltë ankesën e Komunës së Gjilanit, duke e vërtetuar kështu aktvendimin e Gjykatës Themelore në Gjilan, e cila e kishte refuzuar dy herë si të pabazuara prapësimet e  Komunës së Gjilanit.

Gykata e Apelit, vlerëson se gjykata e shkallës së parë, ka vlerësuar drejtë provat të cilat ka pasur në dispozicion në shkresat e lëndës të ofruara nga palët ndërgjyqëse kur e ka refuzuar si të pabazuar prapësimin e debitorit duke dhënë arsye përkatëse në pjesën arsyetues të aktvendimit të atakuar., thotë Bashkim Isufi.

EkoHigjiena

AI bënë të ditur se më datë: 25 korrik 2017, Kryetari i Komunës së Gjilanit, kishte nxjerr vendim për anulimin e konkursit për pozitën “Udhëheqës i sektorit administrativ” në kuadër të Drejtorisë për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit, pa dhënë asnjë arsyetim për anulimin e konkursit.

Isufi thotë tutje, se në lidhje me këtë vendim të kundërligjshëm të Kryetarit të Komunës, ai i drejtohet Komisionit Komunal  për Zgjidhjen e Kontesteve dhe Ankesave të Komunës së Gjilanit, i cili komision nuk vendos brenda afatit të paraparë ligjor dhe kundër heshtjes së këtij komisioni  me date 16 tetor 2017 parashtron ankesën në Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës.

Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, me datë 14 dhjetor 2017 merr vendimin me numër A/02/656/2017 me të cilin vendim detyrohet Komisioni për Zgjidhje e Kontesteve dhe Ankesave i Komunës së Gjilanit që brenda afatit prej pesëmbëdhjetë (15) ditësh të bëjë shqyrtimin e ankesës së ankuesit Bashkim Isufi me numër 02-016/01-0087719-17 të datës 23.08.2017.

Komisioni për Zgjidhje e Kontesteve dhe Ankesave i Komunës së Gjilanit, duke bërë zbatimin e vendimit me numër A/02/656/2017 të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, me date 05.01.2018 merr vendimin me numër 02-016-1750 me të cilin vendim hedhet poshtë si e pa pranueshme ankesa e ankuesit Bashkim Isufi me arsyetimin se akti administrative i ankimuar është i ligjshëm dhe i rregullt.

I pakënaqur me vendimin e datës 05.01.2018 të Komisionit për Zgjidhje e Kontesteve dhe Ankesave të Komunës së Gjilanit, më date 02.02.2018, Isufi parashtron ankesë nëpërmjet Postës së Kosovës në Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës.

“Kolegji i ankesave i Këshilli të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil, konstaton se Komisioni për Zgjidhjen e Kontesteve dhe Ankesave i Komunës së Gjilanit me rastin e nxjerrjes së Vendimit me numër 02-019-1750 të datës 05.01.2018 ka vepruar në kundërshtim me dispozitat e Ligjit Nr. 03/L=149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, Ligjin Nr. 05/L-031 për Procedurën e Përgjithshme Administrative, Rregullores Nr. 05/2011 për Procedurat e Zgjidhjes së Kontesteve dhe Ankesave dhe Rregullores Nr. 02/2010 për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil, sepse nuk ka vërtetuar drejtë gjendjen faktike dhe juridike”, thotë Isufi.

Ndërsa, obligon Kryetarin e Komunës së Gjilanit, që nga dita e pranimit të vendimit të tij, brenda afatit ligjor prej pesëmbëdhjetë (15) ditësh të bëj zbatimin e vendimi duke e obliguar Komisionin Përzgjedhës të Shërbimit Civil që të përfundoj procesin e rekrutimit për pozitën “Udhëheqës i Sektorit Administrativ” në Drejtorinë për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit.

Duke parë që nuk është duke u zbatuar vendimi i Këshillit të Pavarur Mbikqyrës të Shërbimit Civil, Bashkim Isufi bënë me dije se iu është drejtuar Gjykatës Themelore në Gjilan,  duke kërkuar ekzekutimin e vendimit të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës.  Edhe në këtë rast kërkesa e tij, thotë Bashkim Isufi, është konsideruar e bazuar nga Gjykata Themelore, por prapë nuk është respektuar as Aktvendimi i Gjykatës Themelore dhe rasti ka shkuar në Gjykatën e Apelit në Prishtinë.

Tani, Bashkim Isufi thotë se ka pranuar Aktvendimin e formës së prerë nga Gjykata e Apelit, e cila ka vërtetuar Aktvendimin e shkallës së parë si të drejtë.  Prandaj, duke u bazuar në të gjitha vendimet e organeve Administarive dhe Gjyqësore të formës së prerë, Kryetari i Komunës sipas tij është i obliguar që të zbatojë Aktvendimet gjyqësore të formës së prerë, duke mos bërë shkelje ligjore, me pasoja juridike. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.