Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në adresimin e tij me rastin e fundvitit, ka bërë të ditur se kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, pas ftesës së tretë, është pajtuar që takimi ndërmjet tyre të mbahet të hënën, më 6 janar, në ora 15.00.
Përndryshe, Vetëvendosje kishte publikuar sot letërpërgjigjjen e Kryetarit të Lëvizjes, Albin Kurti, në ftesën e Presidentit për takimin e radhës.
“Ju faleminderit për ftesën e radhës. Fatëkeqësisht, nuk do të kem mundësi të vij nesër për takim në ora 10:00. Propozoj që të takohemi të hënën, më 6 janar, në një orë të përshtatshme për juve. Gëzuar 2020, sinqerisht Albin Kurti”, shkruhej në letër e Kurtit.
Me këtë rast, presidenti Thaçi tha se do ta mirëpres Kurtin në ditën e caktuar, në ora 15:00, në zyrën e tij në presidencë.