Në konferencën e Ambasadorëve me temë “Shqipëria në rajon nga periferi në qendër”, kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti u ndal tek roli i Shqipërisë në rajon.
Kurti theksoi se politika e jashtme e Shqipërisë duhet të lidhet ngushtë me shqiptarët në rajon, duke iu referuar edhe zhvillime të dy ditëve të fundi në Maqedoni.Kreu i Vetëvendosjes tha se “Shqiptarët janë kombi më i rëndësishëm në Ballkan, por kemi shtete të dobëta”.
“Shqiptarët janë kombi më i rëndësishëm në Ballkan, por kemi shtete të dobëta në krahasim me vendet e tjera. Shqiptarët kanë shtete me ushtri, arsim dhe ekonomi të dobët. Politika e jashtme e Shqipërisë të lidhet ngushtë me shqiptarët në rajon”, tha Albin Kurti.
Ndërsa, ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, në fjalën e tij e vuri theksin tek bashkëpunimi mes Shqipërisë e Kosovës, për të rritur ndikimin e dy shteteve shqiptare në rajonin e Ballkanit.
Sipas tij edhe Shqipëria edhe Kosova kanë çfarë përfitojnë nga njëra-tjetra, transmeton A1Report.
“Ajo që vuajnë marrëdhëniet dypalëshe duhet të jetë pjesëmarrja e nivelit të mesëm në dialogun mes tyre. Resurset e prodhimit të qumështit janë fantastike, në Kosovë vetëm 40 % e qumështit është kosovare, po të kemi bashkërendim ne mund të bëhemi një faktor dhe të arrimë 80 apo 90% të prodhimit të tij”, u shpreh Minxhozi