DYLON

Neymar kërkon rikthimin në finale!

Avatar photo Redaksia

Sipas gazetës “Globoesporte”, Neymar u ka kërkuar mjekëve të bëjë maksimumin për të shfrytëzuar shanset që ka për rikthimin në fushë. Sulmuesi që u dëmtua në çerekfinalen kundër Kolumbisë pas një goditje të Zunigas në shpinë, është takuar me disa nga specialistët më të mirë në qarkullim të shtyllës kurrizore, për të verifikuar mundësinë e rikthimit të tij në fushë brenda pak ditësh.

Specialistët janë bashkuar në shtëpinë e tij në Sao Paulo dhe sipas informacioneve që kanë rrjedhur nga kjo bisedë, gjithçka është e mundur pasi fraktura në vertebrën e tretë është një nga më të lehtat që njohet në mjekësi.

EkoHigjiena

Në rast se Neymar dhe familja e tij do të vendosin që aio të luajë, atëherë mjekët do të ndërhyjnë me disa vaksina për të izoluar zonën e dëmtuar.

Gjithsesi, suksesi i kësaj inisiative nuk është i garantuar dhe mundësitë për një rezultat pozitiv janë pothuajse minimale.

Entuziazmin kërkon ta ulë edhe përfaqëesuesi i imazhit të futbollistit, Eduardo Musa, sipas të cilit, për momentin, version zyrtar është që askush nuk po mendon për rikthimin e numrit 10 në fushë pasi aktualisht mjekët po punojnë vetëm për rehabilitimin e tij.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.