DYLON

Parlamenti i ri , të premten me 18 korrik ?

Avatar photo Redaksia

Zyrtarë të Presidencës së Kosovës, thanë që Presidentja e Kosovës,Atifete Jahjaga dhe stafi i sajë, ndodhet mes dy dilemave.Të shpallë së pari mandatarin për themelimin e qeverisë apo datën e konstituimit të Parlamentit Kosovës. Sipas tij, pavarësisht se cili do të jetë vendimi i parë i Presidentes Jahjaga, dita e konstituimit të Kuvendit të ri të Kosovës, mund të jetë pas dy javësh,me 18 korrik, transmeton RTK.

‘ Presidentja dhe stafi i saj janë në dilemë se cilin veprim duhet ta marrin të parin, shpalljen e mandatarit për themelimin e qeverisë apo datën e konstituimit të kuvendit. Ende nuk është marrë ndonjë vendim rreth kësaj. Sidoqoftë, në ditët në vijim pritet të qartësohet situata”, tha njëri prej këshilltarëve të Presidentes , duke mos preferuar të citohet zyrtarishk për shkak të ndjeshmërisë së situatës.

EkoHigjiena

Sipas tij, megjithatë konstituimi i Kuvendi të ri, pritet të bëhet brenda dy javësh dhe me shumë mundësi, do të jetë dita e premte, 18 korrik.

Zyrtaisht, ka qenë e pamundur të kontaktohet me stafin për informim të Presidencës për t`i rikonfirmuar thënjet e këshilltarit të tyre. Presidentja e Kosovës, gjatë ditës së djeshme, pranoi rezultatin e certifikuar të zgjedhjeve, me Partinë Demokratike të Kosovës si fituese të zgjedhjeve ndërsa ditë më parë mori interpretimin kushtetues nga Gjykata Kushtetues për mandatarin e qeverisë.

http://www.rtklive.com/new/?cid=1&newsId=106032&mfcf!xmdsrf91v#vA30i=!_RgCZmf3vrdHzl@es&Mc$!o^85cB603/vq%28dwm-wLT3q%295Iq8e6wt3Zdx350!KLfYm*^^-s%29eZ@f68~8

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.